` . Nigeri, rritet në 216 numri i të vdekurve nga ethet Lassa - TV-SHENJA

Nigeri, rritet në 216 numri i të vdekurve nga ethet Lassa

Në Nigeri si pasojë e etheve Lassa që mund të bartet nga kafshët dhe të jetë vdekjeprurëse për njerëzit, kanë vdekur 216 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për parandalimin e sëmundjeve në Nigeri (NCDC) ka njoftuar se në 27 shtete federale deri tani janë konfirmuar 1.036 raste të infeksionit.

Theksohet se nga fillimi i vitit nga këto ethe kanë vdekur 216 persona.

Gjatë epidemisë në vitin 2019, veçanërisht e shprehur në periudhën prej nëntorit deri në maj kanë vdekur 129 persona.

Në Nigeri, rasti i parë i etheve Lassa, që është gjithashtu i pranishëm në shumë vende të tjera afrikane, duke përfshirë Mali, Togo, Gana, Liberia dhe Sierra Leone, u konfirmua në vitin 1969, në shtetin federal të Bornos.

Autoritetet nigeriane vitin e kaluar shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të etheve Lassa.