` . Ngrohja globale, padi kundër pesë gjigandëve të energjisë – TV-SHENJA

Ngrohja globale, padi kundër pesë gjigandëve të energjisë

Bashkia e New York-ut ka ngritur padi ndaj pesë komp më të mëdha të botës në fushën e energjisë me pretendimin se po shkaktojnë ngrohje globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Bashkia e New York-ut thuhet se padia është ngirut kundër kompanive më të mëdha të karburanteve fosile në botë, British Petroleum, Chevron, ConocoPhillips, Exxon Mobil dhe Royal Dutch Shell.

Duke pretenduar se kompanitë në fjalë po shkaktojnë ngrohje globale, në deklaratë thuhet se bashkia ka kërkuar si dëmshpërblim të gjitha shpenzimet e bëra në të kaluarën për mbrojtjen e popullit të New York-ut nga ndikimet e ngrohjes globale, si dhe të gjitha dëmet financiare prej milliardë dollarëve të cilat do të shkaktohen në të ardhmen.

Në deklaratë thuhet se Bashkia e New York-ut ka nevojë për miliarda dollarë të cilat do të përdoren kundër ndryshimeve klimatike, për ujë të pastërt, siguri bregdetare, ndryshimet e temperaturës, si dhe për fushatat për mbrojtjen e shëndetit publik. Poashtu bëhet e ditur se ka hyrë në fuqi edhe një program 20 miliardë dollarësh për mbrojtjen e popullit nga ngritja e nivelit të detit, stuhitë e fuqishme dhe nxehtësia ekstreme.

Në deklaratë theksohet se kompanitë e energjisë që nga vitet e 1980’ta kanë qenë të vetëdijshëm për ndikimet e mundshme të përdorimit të karburanteve fosile në atmosferë dhe në ndryshimet klimatike. Sipas bashkisë, këto kompani kanë kontribuar në “fushatat e mohimit dhe të mashtrimit të qëllimshëm” në lidhje me ngrohjen globale dhe efekteve të saj.