` . Nga tajfuni pezullohet mësimi për mbi 1 milion fëmijë – TV-SHENJA

Nga tajfuni pezullohet mësimi për mbi 1 milion fëmijë

Për shkak të dëmeve që super tajfuni ka shkaktuar ndaj shkollave në Filipine, më shumë se 1 milion fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkolla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga organizata britanike Save The Children, mësohet se ka shkaktuar ndërprerje të arsimit në vend tajfuni Mangkhut i cili është cilësuar si “super” për shkak të forcës së tij dhe i cili ka marrë nën ndikim brigjet veriore të Filipineve të shtunën e kaluar.

Në raport theksohet se për shkak të tajfunit janë dëmtuar shumë shkolla në ishullin Luzon dhe se për këtë arsye mbi 1 milion fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

Ndërkohë që në raport është bërë paralajmërimi se kjo situatë mund të shkaktojë shkëputjen e plotë të fëmijëve nga sistemi arsimor.

Po ashtu edhe Ministria e Arsimit e Filipineve ka njoftuar se nga tajfuni i cili ka shkaktuar vdekjen e 74 personave është ndërprerë arsimi në mbi 4 mijë e 300 shkolla.

Tajfuni i cili në dy ditët e para arriti shpejtësinë deri në 255 km në orë, humbi ndikimin e tij në Filipine pas dy ditësh duke ulur shpejtësinë deri në 100 km në orë dhe mbërriti më pas në pjesën jugore të Kinës dhe në Hong Kong.