` . Nga sot Twitteri lejon postimet deri në 280 karaktere - TV-SHENJA

Nga sot Twitteri lejon postimet deri në 280 karaktere

Twitter sot ka nisur me lejimin e postimeve deri në 280 karaktere, për dallim nga 140 që ishte në të kaluarën.

Rrjeti i madh social testoi për një kohë limitin e ri të karaktereve në një grup të caktuar të përdoruesve dhe nxori të dhëna interesante.

Vetëm pesë për qind e postimeve ishin më të gjata se 140 karaktere, ndërsa vetëm dy për qind ishin mbi 190.

Arsyeja e Twitterit për rritjen e limit të karaktereve është që t’u ofrohet përdoruesve shans më i madh për t’u shprehur.

Postime të Ngjajshme