` . Nga shtatori i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të rrogave – TV-SHENJA

Nga shtatori i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të rrogave

210.8 miliardë denarë priten të jenë të hyrat në buxhetin e vitit 2019, ndërsa shpenzimet 222.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor do të jetë 2.5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, ose 17.7 miliardë denarë. Do të ketë rritje të pagave në pothuajse të gjithë sektorin publik. Këtë janë vetëm një pjesë nga propozim projekt buxheti i Ministrisë së Financave, për vitin 2019.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se shkalla e inflacionit do të jetë e ulët dhe stabile, ndërsa është projektuar në 2 për qind. Në vitin 2019, pritet rritje e neto-pagës nominale prej 4.5 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë të ulet në rreth 20 për qind.

“Baza e projektimit është rritja e Bruto Prodhimit Vendor nga 3.2 për qind,. Ky projeksion është në një vijë me projeksionet që janë bërë në pranverë nga të gjithë institucionet relevante. Kjo rritje do të bazohet në shpenzime personale solide, rritje konstante të eksportit dhe rritje të investimeve. Vazhdojmë me politik fiskale të disiplinuar dhe me konsolidim gradual fiskal. Deficiti buxhetor në krahasim me vitin 2018 është ulur për 0.2 për qind, ose për rreth gjysmë miliardë denarë”, deklaroi Tevdovski.

Ministri Tevdovski paralajmëroi rritje të pagave për mjekët specialist nga janari 2019 për 10 për qind. Për 5 për qind nga shtatori 2019 do të rritet pagat e të punësuarve në tërë sektorin e  shëndetësisë, arsim, çerdhe, mbrojtje, administratën shtetërore, polici dhe gjyqësor. Enis Murtezi /SHENJA/