` . Nga Sanchez e Vidal te Bale e Robben – Këta janë yjet që do të mungojnë në Kampionatin Botëror (Foto) – TV-SHENJA

Nga Sanchez e Vidal te Bale e Robben – Këta janë yjet që do të mungojnë në Kampionatin Botëror (Foto)

Kupa e Botës sjell çdo katër vite në një vend kombëtaret më të forta të botës, në një spektakël të madh të futbollit.
Arjen Robben dhe Alexis Sanchez ja vetëm disa nga emrat që do të mungojë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Shumë nga këta yje do ta shohin Kampionatin Botëror nga shtëpia, ndërsa mbetet edhe disa ditë për tu kompletuar 32 kombëtaret pjesëmarrëse.

Pierre-Emerick Aubameyang

Ylli i Borussia Dortmundti dhe Gabon nuk ka mundur ta ndihmojë kombëtaren e tij që të shkojë për herë të parë në histori në një event të madh. Edhe pse është edhe një ndeshje për tu luajtur Gabon e sheh vetën jashtë Kampionatit Botëror.


Herooi i Uellsit që e dërgoi kombëtaren e tij deri në gjysmëfinale të Euro 2016, mungoi në ndeshjen e fundit.

Lëndimi i kushtoi shtrenjtë uellsianëve që pësuan humbje nga Republika e Irlandës.

Edin Dzeko

Belgjika e dominoi Grupin H, duke i hapur rrugë Greqisë të luajë në play-off dhe duke e lënë Bosnjën jashtë.

Yje si Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic, nuk do të shihen në Rusi.

Marek Hamsik

Hamsik e ka edhe një rast që të shkojë në Kampionatin Botëror përmes play-offit.

Fitorja me Maltën e ka lënë në vendin e dytë pas Anglisë.

Riyad Mahrez

Nuk do të ketë Kupë të Botës për yllin e Algjerisë, Riyad Mahrezin.

Algjeria luajti aq dobët sa që mbeti pas Nigerisë, Zamibisë dhe Kamerunit.

Jan Oblak

As ylli i Atletico Madridit, portieri i njohur Oblak nuk do të jetë në Botëror.

Ai duhet të pres, pasi Sllovakia e ka zënë vendin e dytë në grupin e tyre.

Arjen Robben

Finalist i vitit 2010 dhe gjysmëfinalist i vitit 2014, Robben me Holandën e tij do të jenë në shtëpi në vitin 2018.

Ylli i Bayern Munich, do ta shikojë kampionatin nga shtëpia edhe pse kundër Suedisë shënoi dy herë në fitoren 2-0.

Alexis Sanchez

Pasi që e fituan Kupën e Amerikës për dy vite radhazi në vitet 2015 dhe 2016, Alexis do të mungojë në Rusi.

Fitorja e Argjentinës dhe Perusë e lanë jashtë kombëtaren kiliani që humbi 3-0 nga Brazili.


Arturo Vidal

Një tjetër emër i madh që do të jetë jashtë Kupës së Botës.

Vidal që shënoi gjashtë herë nuk arriti t’i ndihmojë më shumë djelmoshat e Juan Antonio Pizzit.

Që nga viti 2006, Kili nuk kishte dështuar që të luajë në këtë nivel. /Telegrafi/