` . Nga përleshja me armë plagoset bejsbollisti i Minnesotas, David Ortiz   - TV-SHENJA

Nga përleshja me armë plagoset bejsbollisti i Minnesotas, David Ortiz  

Një video është publikuar që tregon momentin e plagosjes së bejsbollistit David Ortiz në Republikën Dominikane mbrëmjen e kaluar.

Ylli i Minnesotas, nofka e të cilit është Big Papi, kishte dalë mbrëmjen e kaluar në një klub nate me shokë, por në një moment kishin filluar të shtëna me armë.

 Fillimisht u raportua se bejsbollisti ishte plagosur në këmbë, por më pastaj u bë e ditur se ai është plagosur në shpinë, me plumbin që i depërtoi në stomak.