` . Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja – TV SHENJA

Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

Benzinat do të shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i dizelit ngelet i pandryshuar. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik, përcjell “SHENJA”.

Sipas vendimit, nga mesnata një litër EUROSUPER BS 95 do të shitet për 67 denarë, ndërsa EUROSUPER BS 98 do të shitet për 53.5 denarë për litër.

Çmimi i dizelit ngelet i pandryshuar, pra një litër do të kushtoj 53.5 denarë për litër.

Nuk ndryshon çmimi i Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri. Një litër edhe më tej do të kushtoj 42 denarë.

 

Postime të Ngjajshme