` . Nga Japonia deri në SHBA, muslimanët pritën iftarin e parë - TV-SHENJA

Nga Japonia deri në SHBA, muslimanët pritën iftarin e parë

Muslimanët e mbarë botës, përfshirë edhe të Rusisë, Turqisë, Sirisë, Kinës, Ukrainës dhe Francës, pritën iftarin e parë të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e besimit islam në Uashington patën rastin që agjërimin ta përfundojnë në një iftar të përbashkët në qendrën islame amerikane të Diyanet (DCA). Në iftarin e parë të qendrës janë mbledhur më shumë se 500 agjërues.

Iftar i përbashkët është organizuar edhe në Moskë, në Parkun e Fitores ku u ngrit tenda e iftarit. Disa qindra muslimanë në Moskë pritën iftarin, ndërsa më shumë se njëmijë të tjerë në tenda pritën syfyrin.

Iftarin e parë të sivjetmë të përbashkët në Stamboll në sheshin Sultanahmet me zhurmën e topit e pritën rreth 30.000 njerëz.

Organizator i iftarit është komuna Fatih, ndërsa kryetari i komunës Mustafa Demir tha se në iftar morën pjesë njerëz nga të gjitha pjesët e botës. Demir me këtë rast rikujtoi se të gjithë njerëzit në Islam janë të barabartë, pa marrë para sysh pozitën shoqërore.

Iftarin e parë të sivjetshëm e pritën edhe mijëra agjërues në kampet e refugjatëve në qytetin Azaz të Sirisë. Iftarin e pritën edhe muslimanët në Japoni, Indonezi, Ukrainë, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Hungari dhe Francë.

Shumë muslimanë të mbarë botës pas iftarit falën namazin e teravive, e më pas në rrethin familjar dhe miqve, madje edhe në qiell të hapur pritën syfyrin dhe namazin e sabahut.

Postime të Ngjajshme