` . Nga e mërkura, ora policore fillon në 16:00, të shtunën dhe të dielën izolim 24 orësh - TV-SHENJA

Nga e mërkura, ora policore fillon në 16:00, të shtunën dhe të dielën izolim 24 orësh

Nga dita e mërkurë, ora policore
ditëve të javës do të nisë nga ora 16:00 dhe zgjat deri në orën 05:00 të
mëngjesit, kurse fundjava do të jetë plotësisht në karantinë, me fillim nga e
premtja në orën 16:00 dhe zgjat deri në hënën në orën 05:00. Ky është vendimi i
Qeverisë, pas paralajmërimeve se në këto dy javë do arrihet kulmi i të prekurve
me korornavirus. Poashtu është ndryshuar edhe orari i lëvizjes së të moshuarëve
dhe personave nën moshën 18 vjeçare, edhe atë qytetarët mbi 67 vjet u lejohet lëvizja
vetëm nga ora 10:00 deri në ora 12:00, kurse personave nën moshën 18 vjeçare u
lejohet lëvizja nga ora 13:00 deri në ora 15:00 në 24 orë.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski
deklaroi se këto  2 deri në 3 javë pritet
të jetë piku i të infekturëve me virusin, me çka sipas tij numri  rasteve me Covid-19 mund arrij shifrën në
2000-2500. Ndërkaq, shtrëngimi i masave sipas tij, bëhet më qëllim që të
ndalohet shpërndarja e virusit dhe të ruhet shëndeti public.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik: “Ashtu siç pritëm dhe paralajmëruam se do të hyjmë
në fazën kur epidemia do ta ndryshoj vazhdimësinë e saj dhe numri i të të
infektuarëve do të progresoj. Ne si vendi ende nuk e kemi kaluar më të keqen.
Sipas ekspertëve,  deri në 3 javët e ardhëshme,
do ta arrijmë pikun e numrit të të infektuarëve me koronavirus, i cili me
siguri do të jetë 2000-2500 raste. Por, është mirë të përgatitemi për edhe më
shumë dhe të jenë më pak se sa të na ndodh e kundërta”.

Spasovski apelon që besimtarët që
lutjet e Pashkëve dhe të Ramazanit të bëhen nga shtëpia, në mënyrë siç thotë të
shpëtohen jetë.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik: “Këtë vit festa e Pashkëve dhe e Ramazanit, si
dhe të gjitha festat e tjera këtë periudhë duhet dhe do ti kalojmë në shtëpi. Këtë
vit besimtarët lutjet e tyre, do ti drejtojmë nga shtëpia. Porositë e Pashkëve
për fitimin e smundjes, ti drejtojmë nga shtëpia. E njejta do të vlejë edhe për
lutjet e Ramazanit, secili nga familja e tyre, nga shtëpia e tyre dhe jo të
grumbulluar nëpër kusherinj dhe fqinj”.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se nga
ndalesa gjatë periudhës së fundjavës përjashtohen bujqit dhe blektorët në
atarin e fshatrave dhe ata me leje paraprake të mara nga Ministria e Shoqërisë
Informatike. Poashtu gjatë gjithë orëve policore, bëjnë përjashtim policia,
armata dhe punonjësit shëndeëtsor. Ndërkaq, sqarojnë se edhe barnatoret do të
punojnë pa ndërprerë.

Emine Ismaili /SHENJA/