` . Nga e hëna e javës së ardhshme pritet mot me shi - TV-SHENJA

Nga e hëna e javës së ardhshme pritet mot me shi

Moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në 8 gradë, ndërsa ao e ditës prej 23 deri në 28 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 26 gradë.

Deri të dielën do të mbajë mot i qëndrueshëm, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren. Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira me të reshura të shiut, kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme. Nga nata ndaj të martës do të fillojë të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, të reshurat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së ardhshme, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave.

Temperatura e ditës dukshëm do të ulet, veçanërisht të martën, kur në zonat veriore malore të reshurat do të kalojnë në borë. Të mërkurën nga fundi i ditës të reshurat do të zhvendosen në juglindje dhe do të ndalen, ndërsa në verilindje bora e dobët mund të paraqitet prej 1500 metra dhe më lartë.

Postime të Ngjajshme