` . Nga BE-ja për krizën e migrimit në Greqi janë ndarë 1,69 miliardë euro – TV-SHENJA

Nga BE-ja për krizën e migrimit në Greqi janë ndarë 1,69 miliardë euro

Ndihma e përgjithshme nga BE-ja për përballje me krizën e migrimit në Greqi ka arritur 1,69 miliardë euro, tregojnë të dhënat e fundit të Komisionit Evropian.
Nga kjo vlerë, autoritetet greke kanë marrë 794 milionë euro, Komisariati i Lartë i KB-së për Refugjatë (UNHCR) – 506,67 milionë euro, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) – 119,7 milionë, Zyra Evropiane për Mbështetje të Azilit – 26 milionë, ndërsa organizata të ndryshme joqeveritare ndërkombëtare partnere të KE-së kanë marrë 201 milionë euro.
Nga mjetet e përgjithshme deri më tani janë të pashpërndara 44,6 milionë euro.