` . Neymar shumë pranë rikthimit te Barcelona - TV-SHENJA

Neymar shumë pranë rikthimit te Barcelona

Barcelona bën një tjetër lëvizje për të bindur Paris Saint Germain dhe për të bërë të mundur rikthimin e Neymar Jr në Camp Nou.

Pas indicieve që e jepnin brazilian afër Barcelonës vetëm pak orë pas mediat e quanin të kryer kalimin e tij te Reali i Madridit, telekamerat e emisionit sportiv Jugones kanë filmuar një takim mes drejtuesit të blaugranave Ariedo Braida dhe avokatit që dy vjet më parë pagoi shifrën e 222 milionë eurove në arkat e Barçës që Neymar u transferua te PSG, shkruan TCh.

Sipas La Sextas marrëveshja mes palëve pothuajse është arritur me Paris Saint Germain që do të marrë në shkëmbim një shifër të konsiderueshme parash dhe kartonin e brazilianit tjetër Philippe Coutinho.