` . Neymar dhe Cavani të lënduar, PSG duhet të shpikë diçka kundër United - TV-SHENJA

Neymar dhe Cavani të lënduar, PSG duhet të shpikë diçka kundër United

Pas dëmtimeve të Neymar dhe Edinson Cavani, trajneri i Paris Saint-Germain duhet të shpikte diçka për ndeshjen ndaj Manchester UNited e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Dhe ai ka befasuar të gjithë me formacionin e tij. Vendin e Neymar e ka zënë Angel Di Maria, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit do të luajë Dani Alves.

Pozicioni natyral i brazilianit është mbrojtës krahu, megjithëse në të shkuarën është aktivizuar edhe si mesfushor, por si sulmues? Kjo do të jetë hera e parë për të.

Ndërkohë asnjë surprizë nga ana e Manchester United. Bailly dhe Lindelof do ta nisin në qendër të mbrojtjes, teksa Marcus Rashford rikthehet në qendër të sulmit.