` . Neuer vazhdon kontratën me Bajern Mynihun - TV-SHENJA

Neuer vazhdon kontratën me Bajern Mynihun

Portieri gjerman Manuel Neuer ka vazhduar kontratën e tij me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdimi i kontratës u njoftua në faqen e internetit të klubit të Bundesligës gjermane, ndërsa drejtuesi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge e ka lavdëruar Neuer-in si portierin më të mirë në botë.

I konsideruar si një nga portierët më të mirë në historinë e klubit, Neuer ka ngritur shtatë tituj të Bundesligës dhe ka fituar një kampionat të Ligës së Kampionëve në vitin 2013 pasi u transferua në Bayern Munich nga Schalke 04 më 2011.

I emëruar si Portieri Më i Mirë në Botë katër herë, ai fitoi Kupën e Botës me ekipin kombëtar gjerman në vitin 2014.

Para Neuer-it, klubi së fundmi ka vazhduar kontratat edhe me Thomas Muller, Alphonso Davies dhe trajnerin Hansi Flick.