` . Netanyahu: Fitorja ushtarake e Izraelit ndaj arabëve u transformua në fitore diplomatike - TV-SHENJA

Netanyahu: Fitorja ushtarake e Izraelit ndaj arabëve u transformua në fitore diplomatike

Izraeli për një kohë të gjatë ka lobuar në SHBA për të njohur pretendimet mbi Golanin, por të gjitha administratat e mëhershme amerikane u kanë refuzuar thirrjeve.

Netanyahu falënderoi Trumpin për nënshkrimin e deklaratës, duke e quajtur “një ditë historike” që thekson fitoret e Izraelit në luftërat e viteve 1967 dhe 1973.

“Përderisa Izraeli i fitoi dy luftërat, ne duhej të prisnim rreth gjysmë shekulli përderisa ky moment këtu në këtë hapësirë të transformoj fitoret ushtarake në fitore diplomatike”, tha Netanyahu.