` . Netanyahu dështoi, Gantz merr mandatin për formimin e qeverisë - TV-SHENJA

Netanyahu dështoi, Gantz merr mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin i dha mandatin ish-shefit të ushtrisë Benny Gantz për formimin e një qeverie koalicioni pas dështimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton AA.

Gantz, udhëheqësi i partisë Blu dhe Bardhë, ka afat prej 28 ditësh kohë për të formuar një qeveri.

Nëse Gantz dështon, vendi do të shkojë në një raund të tretë të zgjedhjeve.

Netanyahu nuk arriti të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, ndërkohë që ai akuzohet për disa raste korrupsioni.