` . Nesër publikohet Raporti i Progresit për Maqedoninë - TV SHENJA

Nesër publikohet Raporti i Progresit për Maqedoninë

Komisioni Evropian nesër pritet të publikoj Raportin për Progresin e vendeve kandidate për aderim në BE. Edhe këtë vit, sikurse edhe në shtatë vitet e kaluara, Maqedonia, pret rekomandimin të ri për hapje të bisedimeve për anëtarësim në BE. Rekomandimi i tetë i Komisionit Evropian për bisedimet paraqasëse të Maqedonisë , edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar pritet të jetë i kushtëzuar, me atë se do të konfirmohet, nëse në vend do të mbahen zgjedhje të drejta dhe demokratike më 11 dhjetor, të cilat zgjedhje, do të pranohen nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Nga Komisioni Evropian refuzojnë të komentojnë se cila do të jetë përmbajtja e propozim raportit për këtë vit për Maqedoninë, por edhe për vendet tjera, që janë pjesë e zgjerimit. Ditë më parë, zv/kryeministri Arbër Ademi tha se Raporti i sivjetëm i Progresit pritet të jetë kritik, sidomos në fushën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe për lirinë e shprehjes. Pritshmëritë janë se Komisioni në këtë Raport do të kërkoj vazhdim të afatit për ngritje të akuzave të Prokurorisë Speciale Publike, si dhe implementim urgjent të reformave të Raportit të Pribes. Raportet do t’i prezantoj komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn në konferencë për shtyp që do të filloj nga ora 13:00.

Enis Murtezi /SHENJA/


Nesër publikohet Raporti i Progresit për… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme