` . Nesër në Londër fillon Kampionati Botëror i Atletikës - TV SHENJA

Nesër në Londër fillon Kampionati Botëror i Atletikës

Nesër në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, fillon edicioni i 16-të i Kampionatit Botëror të Atletikës, raporton AA.

Kampionati u organizua për herë të parë në vitin 1976 nga Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF), kurse që nga viti 1991 mbahet në çdo dy vite. Ky edicion do të zhvillohet nga 4 deri më 13 gusht në Stadiumin Olimpik të Londrës.

Fokusi te Bolt

Gara më interesante e këtij kampionati, për të cilin kampioni olimpik dhe botëror nga Xhamajka Usain Bolt ka deklaruar se do t’i jep fund karrierës së tij, do të jetë vrapimi në 100 metra për meshkuj. Bolt po ashtu do të garojë edhe në disiplinën 4×100 metra.

Bolt, mbajtësi i rekordeve në 100 metra (9,58 sekonda) dhe 200 metra (19,19), ka tetë medalje të arta në olimpiadë dhe 11 në kampionatin botëror. Ndërkaq, duket se ai nuk do ta ketë të lehtë kësaj radhe.

Në mesin e sportistëve që mund ta pengojnë sprinterin xhamajkan t’i japë një fund të lumtur karrierës së tij të suksesshme, janë bashkëkombasi i tij Yohan Blake dhe amerikanët Justin Gatlin dhe Christian Coleman.

Bolt këtë vit ka arritur që vetëm në Diamond League në Monaco më 21 korrik të zbret nën 10 sekonda. Ai do të vrapojënë mesin e Blake, i cili me 9,69 ka arritur të radhitet i dyti në histori, si dhe 21 vjeçarit Coleman me kohën më të mirë të vitit, 9,82 sekonda, dhe Gatlin, që u radhit pas tij në Olimpiadën në Rio më 2016.

Farah synon dubletën e pestë

Muhammed Farah, i cili në kampionate botërore dhe olimpiada ka mbetur i pakalueshëm në vrapimin në 5000 dhe 10000 metra për meshkuj, kësaj radhe synon dubletën e tij të pestë.

Atleti britanik me prejardhje nga Somalia i cili sezonin e ardhshëm do të braktisë garat në pista për t’u fokusuar në maratonë dhe garat kros, ka arritur suksesin më të lartë në Olimpiadën në Londër në vitin 2012, në kampionatet botërore në vitin 2013 dhe 2015 dhe në Olimpiadën në Rio në vitin 2016. Pas përsëritjes së sukseseve, sportdashësit janë kurreshtarë mbi atë se kush mund ta kalojë atë.

Edhe pse gjasat janë të vogla, në mesin e atletëve që shihen si konkurrentë të Farahs janë Abadi Hadis, Jemal Yimer, Geoffrey Kamworor, Paul Tanui dhe Anduamlak Belihu.

Van Niekerk mund të spikasë

Sado që fokusi të jetë i kthyer kah Bolt dhe Farah, Wayde van Niekerk, kampioni botëror në 400 metra i cili do të vrapojë në 200 metra, mund të jetë ylli i evenimentit.

Në Olimpiadën e Rios në vitin 2016, van Niekerk theu rekordin e atletit legjendar amerikan Michael Johnson në 400 metra për meshkuj, duke e zbritur atë nga 43,18 sekonda në 43,03 sekonda. Sipas disave, van Niekerk është bërë shkaktarë që Bolt të mos garojë në 200 metra.

Atleti afrikanojugor i cili është “sportisti i pari që ka ulur nën 10 sekonda kohën në 100 metra, nën 20 sekonda atë në 200 metra dhe nën 44 sekonda kohën në 400 metra”, në muajin qershor përshkoi distancën prej 300 metrash për 30,81, duke e thyer rekordin e Michael Johnsonit nga viti 2000, i cili këtë distancë e kishte vrapuar për 30,85 sekonda.

25 vjeçari van Niekerk kosnderohet si i pakonkurrentë në vrapimin në 400 metra, ndërkohë që nëse arrin të siugrojë medaljen e artë edhe në 200 metra, atëherë ai mund të mbushë zbrazëtirën e Boltit, i cili për të ka thënë se “është personi që duhet ndjekur pas pensionimit tim”.

Atletët rusë do të garjojnë si “sportistë të pavarur”

Në këtë edicion të kampionatit botëror, atletët rusë nuk do të mund të garojnë nën flamurin e shtetit të tyre, për shkak të pezullimit të anëtarësisë së Federatës Ruse të Atletikës në nëntor të vitit 2015 nga IAAF për implementim të programit të dopingut me mbështetje shtetërore.

19 atletë rusë që kanë fituar kuotën për kampionatin botëror, nga gjithsej 47 që janë miratuar nga Komisioni Hetimor i Dopingut pranë IAAF, do të marrin pjesë në eveniment si “sportistë të pavarur”.

Në mesin e këtyre atletëve janë Sergey Shubenkov, i cili do të garojë në 110 metra për meshkuj, dhe Mariya Lasitskene, e cila do të përpiqet të ruajë reputacionin e saj në kërcim së larti.

Ndërkaq, Turqia do të përfaqësohet nga 27 atletë, shtatë femra dhe 20 meshkuj, ndërsa kjo do të jetë pjesëmarrja më e lartë e Turqisë në historinë e kampionatit botëror.

Postime të Ngjajshme