` . NESËR FFM DO TË MBAJË TAKIM TJETËR ME KLUBET E LIGËS SË PARË - TV-SHENJA

NESËR FFM DO TË MBAJË TAKIM TJETËR ME KLUBET E LIGËS SË PARË

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka prezantuar protokollin shëndetësor për kthimin e ekipeve të futbollit në procesin stërvitor. Pikërisht kjo do të jetë një prej temave kryesore në mbledhjen e nesërme në “Shtëpinë e futbollit” me përfaqësuesit e ekipeve të Ligës së Parë në drejtim të angazhimit të përbashkët për kthim në terrenet e futbollit. Shtabi koordinativ i krizës për mbrojtje shëndetësore para disa ditëve kërkoi nga FFM të përgatiste protokoll shëndetësor, ndërsa federata tashmë ka dorëzuar protokollin e kërkuar deri te institucionet kompetente dhe deri te klubet, ndërsa i njejti nesër nga ora 12:30 do të prezantohet në mënyrë të detajuar nga ana e epidemiologut doktor Zharko Karaxhoski nga Instituti për shëndet publik. FFM bashkë me klubet duhet të sjellin qëndrim përfundimtar në lidhje me sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë, ndërsa një prej kushteve kryesore është që të përgatiten dhe udhëzohen klubet në ritmin e nevojshëm stërvitor dhe për ndeshje me masa të sakta dhe të vërtetuara për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë të futbollit.