` . Nesër debuton shfletuesi më i shpejtë i Mozilla, Firefox Quantum - TV-SHENJA

Nesër debuton shfletuesi më i shpejtë i Mozilla, Firefox Quantum

Ka kaluar kohë që kur jemi emocionuar për një version të ri të Firefox por këtë herë do të jetë së vërteti. Nesër debuton Firefox Quantum dhe pavarësisht se mund të jeni çimentuar në Chrome, ja vlen ti hidhni një sy.

Ndryshimi më i prekshëm është shpejtësia: Firefox Quantum është shumë më i shpejtë sesa versionet e hershme të Firefox.

Ka një motor të ri CSS shkruar në gjuhën e programimit Rust të kompanisë dhe mund të funksionojë paralelisht në disa bërthama procesorike.

Ky është një hap i rëndësishëm duke ditur se shumica e kompjuterave madje edhe telefonët kanë një proces me shumë bërthama.

Quantum gjithashtu ka disa specialitete siç është dhënia prioritet disa tabeve në varësi të përdorimit të tyre si dhe përdor 30% më pak RAM sesa Google Chrome.

Edhe vizualisht Firefox Quantum është ndryshe falë ndërfaqes Photon UI. Ajo është më minimaliste dhe është e qartë në monitorët me DPI të lartë.

Nëse nuk mund të prisni deri nesër atëherë shkarkoni versionin beta në këtë lidhje. /PCWorld Albanian/

Postime të Ngjajshme