` . Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë - TV SHENJA

Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë

Nëse ju vjen një mesazh, i cili ju thoshe mund të përdorni ngjyra të reja për WhatsApp- in duhet ta injoroni sepse është virus.
Sipas i100, hakerët janë duke dërguar mesazhe të cilat duken sikur janë nga WhatsApp.com, por në fakt janë nga шһатѕарр.com.
Mesazhi thotë se tani disa ngjyra të reja janë në dispozicion për WhatsApp dhe se mund ta ndryshoni aplikacionin dhe ta bëni me ngjyrën tuaj të preferuar.
Por në fakt kjo nuk sjell ngjyra të reja por vetëm viruse që në disa raste dëmtojnë edhe telefonin. Edhe Google u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e hapin linkun./tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme