` . Nerez, protestë për mungesën e arsimtarëve - TV-SHENJA

Nerez, protestë për mungesën e arsimtarëve

Nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Nerez kanë ngelur pa mësimdhënës që nga fillimi i vitit shkollor. Në shenjë revolte, prindërit e tyre sot kanë mbajtur një protestë para shkollës. Ata thonë se kanë bërë kërkesa me shkrim edhe me gojë deri te drejtoresha dhe komuna por nuk ka vullnet për zgjidhjen e problemit.

“Fëmijët çdo ditë detyrohen që të shkojnë të mësojnë me klasat e treta dhe me klasat e dyta te klasa e parë kështu që prindi kur vjen të merr fëmijën detyrohet që të kërkon fëmijën nëpër klasa. Problem që çdoherë ka pas në këtë shkollë, por ky është një ndër problemet që nuk di pse nuk zgjidhet. Nuk ka ka pëlqim ose vullnet për të zgjidhë këtë problem por ne jemi në hall me fëmijët tanë. Është përqendrim gjithëditore që duhet të ketë dy arsimtare dhe është vetëm një”, deklaroi Ferat Jashari, Prind.

Prindërit kanë paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet ky problem për një periudhë të shkurtër, atëherë nxënësit do të bojkotojnë mësimin.

“Në qoftë se ky problem ky problem nuk zgjidhet brenda javës kemi përkrahjen edhe prej pridërve tjerë do të solidarizohen edhe ato me ne dhe do të bojkotojmë mësimin jo vetëm për klasat e ulët por edhe për klasat më të larta”, tha Lindita Beqa Bekteshi, Prind.

Nga ana tjetër, drejtoresha e kësaj shkolle, Jadranka Popovski, fajin ia hedh Ministrisë së Arsimit, pasi thotë se kanë dorëzuar kërkesë për punësimin e një mësimdhënësi por nga atje akoma nuk kanë miratuar mjete për këtë.

“Shkolla fillore Vëllazërimi ka dërguar kërkesë në Komunën e Karposhit dhe e njëjta kërkesën ia ka përcjellur Ministrisë së Arsimit. Sinqersiht kam dëshirë që sa më shpejtë ministria të gjejë zgjidhje për këtë problem i cili zgjatë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të parë dhe me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë akoma nuk ka vendim për miratimin e mjeteve për punësimin e një arsimtari të ri në mësimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Jandranka Popovski, Drejtoresha e SHF Vëllazërimi.


TEUTA 1_ 06 02 2017 by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme