` . Nëpunësit gjyqësor : Gjyqësori nuk janë vetëm gjykatësit, por i gjithë ekipi administrativ - TV-SHENJA

Nëpunësit gjyqësor : Gjyqësori nuk janë vetëm gjykatësit, por i gjithë ekipi administrativ

“Gjyqësori nuk janë vetëm gjykatësit, por edhe i gjithë ekipi administrativ, të cilët meritojnë trajtim të barabartë”. Kështu shprehen nëpunësit në gjykatë, të cilët protestuan, për siç thanë ata trajtimin jo human nga ana e Këshillit të buxhetit gjyqësor, transmeton Shenja. Kryetari i Sindikatës së administratës gjyqësore Pece Grujovski nga Ministria e Drejtësisë kërkon që të bëjë ndryshim të ligjit dhe të ofroj pozicion më të mirë për nëpunësit në gjyqësor dhe të formohet trup i veçantë që do të jetë përgjegjës për ata. Kërkesë tjetër është që të kenë përfaqësues në Këshillin e buxhetit gjyqësor dhe përfaqësues në Këshillin për shërbimin gjyqësor. Me vendimin e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor shtesat për pagat e gjykatave janë rritur për 10 për qind, ndërsa për administratën gjyqësore dhe personelin ndihmës-teknik për 5 për qind. /SHENJA/