` . Nëna e pashpirt braktis fëmijët në rrugë , djali i madh gjashtëvjeçar kishte ruajtur beben derisa i kishin gjetur kalimtarët e rastit duke qarë (Video) - TV-SHENJA

Nëna e pashpirt braktis fëmijët në rrugë , djali i madh gjashtëvjeçar kishte ruajtur beben derisa i kishin gjetur kalimtarët e rastit duke qarë (Video)

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka përlotur botën. Njerëzit kanë mbetur të shokuar kur panë në rrugët e një fshati një Vietnam, foshnjën e braktisur në një kuti të plastikës pranë të cilës qëndronte vëllai i tij i madh.

Djali i madh (6-vjeç) vazhdimisht qante pranë vëllait më të vogël, i cili qëndronte i shtrirë në një kuti të plastikës i mbështjellë me batanije, transmeton Telegrafi.

Pas disa orëve është konstatuar se ata i kishte braktisur nëna, e cila i kishte lënë në rrugë në orën 5 të mëngjesit. Ajo u kishte thënë se po shkon të mbush motoçikletën me benzinë, dhe nuk ishte kthyer më që t’i marr.

Kalimtarët e rastit kur e panë tmerrin menjëherë i telefonuan policisë, kurse ata tani janë duke u munduar të gjejnë prindërit e fëmijëve.

Një nëpunës komunal, ka deklaruar se para dyerve të kishës kishin gjetur një foshnje dymuajshe dhe vëllanë e tij më të madh.

“Foshnja është dërguar në spital, dhe lusim të gjithë që kanë çfarëdo informacioni rreth prindërve të tij që menjëherë t’i telefonojnë policisë. Ata janë rrezikuar nga ndonjë kidnapim i mundshëm derisa po qëndronin në rrugë”, ka shtuar nëpunësi komunal.

Banorët e fshatit ishin tmerruar kur në orët e para të mëngjesit kishin dëgjuar fëmijët duke qarë në rrugë.

Djali i madh është gjashtëvjeçar edhe aktualisht është në gjendje paniku, i cili nuk mund të ndalte lotët derisa u tregonte kalimtarëve se i kishte sjellë nëna këtu dhe më pas i kishte braktisur.

 

Postime të Ngjajshme