` . Në vikend na pret mot edhe më i ftohtë – TV SHENJA

Në vikend na pret mot edhe më i ftohtë

Temperaturat nesër do të ulen për dy deri tre gradë shtesë në krahasim me të sotmet, posaçërisht nga lindja e vendit. Sipas DPHM-së, temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej -6 deri 3 gradë. Ulje më e konsiderueshme do të ndjehet në rajonin e Kriva Pallankës, në Pellagoni dhe në pjesët më të ulëta të fushëgropës së Shkupit.

Rritje e temperaturave të mëngjesit priten nga e marta kur gjithkund do të jenë mbi zeron.

Era veriore do të vazhdojë të fryjë edhe gjatë fundjavës, ndërsa sërish do të përforcohet edhe atë në veri, përgjatë Vardarit dhe drejt lindjes të dielën. Të dielën pasdite do të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut, ndërsa në male reshe të dobëta të borës gjatë natës. Temperaturat ditore nga e diela shpejtë do të rriten edhe krahas vranësirave të kohëpaskohshme deri në fund të javës së ardhshme, ata do të kalojnë 20 gradë, para se gjithash në juglindje.

Postime të Ngjajshme