` . Në videot promovuese të Galaxy S9/S9+ zbulohen veçoritë e papara (VIDEO) – TV-SHENJA

Në videot promovuese të Galaxy S9/S9+ zbulohen veçoritë e papara (VIDEO)

Samsung Mobile Korea sapo ka publikuar tre videot promovuese për Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Ato janë të shkurtra, nga 15 sekonda secila, por shfaqin disa veçoritë kyçe të smartfonëve të avancuar të ardhshëm.

Videoja e parë ka të bëjë me shpejtësinë. Por, i kushtoni vëmendje përfundimit të videos – në sekondin që paraqitet numri “9”, koha ngadalëson, transmeton Koha.net. Kjo veçori i referohet kamerës me xhirim të ngadalësuar.

Videoja e dytë është e xhiruar në errësirë. Errësirë është deri në momentin kur paraqitet numri “9” dhe imazhi fillon të ndriçojë shumë, shkruan GSM Arena. Samsung ka shtyrë performancën për ndriçimin për disa gjenerata, por dyshja S9 supozohet të vijë me lente f/1.5.