` . Në vend që të jenë në izolim ata janë përleshur me fqinjët, habit familja në Mansatir - TV-SHENJA

Në vend që të jenë në izolim ata janë përleshur me fqinjët, habit familja në Mansatir

Kundër një familje nga Manastiri është parashtruar kallëzim penal, ngase nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. Ata në shtetin tonë janë kthyer më 14 mars nga Italia.

Ata dje kanë dalë para shtëpisë së tij dhe gojarisht dhe fizikisht kanë sulmuar fqinjët.

“Të akuzuarve u është caktuar masa e izolimit prej 14 ditësh pas ardhjes së tyre nga Italia. Ata kanë qenë të obliguar, sipas vendimeve të dhëna nga organet kompetente, që nga 14 marsi deri 27 mars të jenë në izolim shtëpiak dhe të mos lëshojnë vendbanimin e tyre në Manastir. Më 18 mars, rreth orës 12:00, megjithatë, kanë para shtëpisë së tyre, dhe gojarisht kanë sulmuar fqinjët, me çka dy të akuzuarit fizikisht kanë sulmuar fqinjët dhe ju kanë shkaktuar lëndime trupore”, shprehen nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se me këto veprime, të gjithë të akuzuarit nuk kanë vepruar sipas rekomandimeve gjatë kohës së pandemisë-epidemisë së Koronavirusit ndërsa Prokurori Publik parashtroi propozimin për dënim, duke propozuar që të akuzuarve t’u jepet 100 dënime ditore, ku vlera e një dënimi ditor është 20 euro në kundërvlerë të denarit.