` . Në UEJL promovohet libri i ambasadorit slloven Milan Jazbec (Video) - TV-SHENJA

Në UEJL promovohet libri i ambasadorit slloven Milan Jazbec (Video)

Në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë u promovua libri i ambasadorit slloven Milan Jazbec me titull “Martin Kërpat, ushtarak dhe diplomat”, dedikuar një figure mitologjike sllovene. Përmes figurës së Martin Kërpat, autori tha se ka përshkruar karakterin ushtarak dhe diplomatik të popullit slloven, ndërsa ky libër do të shërbejë jo vetëm për lexuesit e zaonshëm por edhe për studentët e diplomacisë.

Milan Jazbec, ambasador i Sllovenisë
“Martin Kërpat është hero slloven, mit, siç është Robin Hut për anglezët. Unë e interpretoj si diplomat dhe ushtarak, pra Martin Kërpat diplomat dhe ushtar dhe për këtë do të flasim sot. Mua më vjen mirë që këtu janë edhe studentët nga drejtime të ndryshme, pasi ky është edhe një lloj dorracaku për diplomaci dhe është edhe një lloj analize e karakterit kombëtar slloven. Mund të them, pasi jam edhe profesor në këtë universitet, është edhe një interpretim diplomatik i mitit më të njohur slloven”

Abdylmenaf Bexheti
“Me këtë rast pra do të njoftpojmë auditorin me përmbajtjen e këtij libri, që është sa libër artistik, po aq është edhe një tregim i bazuar në karakterin dhe mitin e Martin Kërpanit, një personazh që më së shumti dhe më së miri përshkruan karaktern e popullit slloven, që në aspektet edhe ushtarake, por edhe diplomatike të shkathtësive të tij dhe mënyrën se si ai pozicionohet në këto rrethana”

Libri me titull “Martin Kërpan, ushtarak dhe diplomat” përveç në gjuhën sllovene është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën ruse, maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Arben Zeqiri /SHENJA/