` . Në Stamboll përkujtohet 80-vjetori i vdekjes së Mehmet Akif Ersoy - TV-SHENJA

Në Stamboll përkujtohet 80-vjetori i vdekjes së Mehmet Akif Ersoy

Përkujtohet pranë varrit të tij në Stamboll 80 vjetori i vdekjes së poetit të madh Mehmet Akif Ersoy, raporton AA.

Programi i mbajtur me rastin e 80 vjetorit të vdekjes së Mehmet Akif Ersoj në varrezat e dëshmorëve Edirnekapı ku ndodhet edhe varri i poetit ka nisur me intonimin e himnit turk dhe më pas me fjalime dhe poezi të shkrimtarit.

Drejtori i Arsimit të qytetit të Stambollit Ömer Faruk Yelkenci në një fjalim të mbajtur tha se Mehmet Akif Ersoy është një poet i madh dhe hero i një lufte të rëndësishme. Ai tha se poezitë e Ersoy reflektojnë veçoritë e periudhës.

“Na ka shpjeguar me poezitë e tij gjërat që do të ishin shembuj. Akif në atë periudhë duke bërë më shumë se çfarë mund të bënte një poet, ai na ka treguar se si duhet të jemi në të ardhmen si popull. Dhe, shembulli më i mirë i kësaj është himni kombëtar. Ai gjithashtu na ka lënë amanet dy prej veprave të tij njëra Safahat dhe tjetra Asım. Veprat e tij i kemi vërejtur në Çankale, në luftën e pavarësisë. Gjithashtu i kemi vërejtur edhe sot në ditën e 15 korrikut. Edhe pas kësaj brezat tanë do të vazhdojë të jetojnë me këtë vetëdije”, tha ai.

Ndërsa drejtori i Departamentit të kulturës në Bashkinë e Madhe të Stambollit, Abdurrahman Şen ka shpjeguar se ndodhen në një periudhë ku Ersoy duhet të lexohet edhe më shumë se çdo herë.

“Është në dorën tonë që historia të mos përsëritet ashtu si më 15 korrik. Për këtë arsye ne duhet të lexojmë vazhdimisht himnin tonë kombëtar”, u shpreh Şen.

Gjithashtu, edhe Rektori i Universitetit “Mehmet Akif Ersoy” në qytetin Burdur, Prof. Dr. Adem Korkmaz tha se si universitet përpiqen që të kryejnë punime të denja me emrin e Mehmet Akif Ersoy.

Ai shtoi se Ersoy në periudhën ku ndodhej nuk ka rënë asnjëherë në dëshpërim.

“Në mjedisin ku ai ndodhej ka qenë gjithmonë i pranishëm në çdo fazë të luftës çlirimtare të popullit turk dhe në këtë kuptim na ka dhënë shumë mesazhe të rëndësishme. Akif është lutur ‘o Allah mos e bëj këtë popull që të shkruaj edhe njëherë himnin‘. Dhe lutje duhet të jetë pranuar përderisa më 15 korrik nuk u realizuan veprimet e atyre që kryen plane tradhtare mbi vendin tonë. Ne Mehmet Akif Ersoy-in e përkujtomë çdo vit por çështja kryesore është që nuk duhet ti ngjeshim këto në një ditë, por të kuptojmë dhe ti transmetojmë brezave të ardhshëm mesazhet që ai na ka dhënë”, tha Korkmaz.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe Selma Argon mbesa e poetit Ersoy, kreu lokal i rajonit Eyüp, Abdullah Dölek, nxënës dhe qytetarë.

Ceremonia ka përfunduar me vendosjen e kurorave dhe kryerjes së lutjeve në varrin e Ersoy.

Postime të Ngjajshme