` . Në Shqipëri fillon Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Materialeve Polimere – TV-SHENJA

Në Shqipëri fillon Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Materialeve Polimere

Në Durrës ka filluar Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Shkencave të Materialeve Polimere, raporton AA.

Kongresi realizohet nën koordinimin e Shoqatës së Kimistëve nga Turqia dhe Universitetit 18 Marsi nga Çanakalaja e Turqisë, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe disa universitete nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe vende të rajonit. Në të morën pjesë akademikë nga Turqia, rajoni dhe bota.

Ayhan Oral, ligjërues në Universitetin 18 Marsi dhe njëherësh kryetar i Kongresit, tha për AA se kongresi është pjesë e projektit të nisur nga Shoqata e Kimistëve dhe universiteti në fjalë.

Ai tha se qëllim i projektit është ndarja e përvojave shkencore me dashamirët në këtë rajon, me të cilët, siç tha ai, Turqia ka lidhje shpirtërore.

“Për këtë arsye, ne filluam këtë organizim për ta rritur bashkëpunimin mes universiteteve, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe shkencëtarëve. Edicionin e parë e organizuam vitin e kaluar në Ohër të Maqedonisë. Të dytin po e organizojmë në Shqipëri. Shpresojmë që të tretin ta organizojmë në një vend tjetër të këtij rajoni”, tha Oral.

Oral e cilësoi si të rëndësishme praninë e pjesëmarrësve nga vende të ndryshme, pasi, siç theksoi ai, besojnë se do të këtë ndërveprim, për të cilin nevojiten pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

“Këtë vit kemi më shumë pjesëmarrës nga Ballkani, krahasuar me vitin e kaluar. Krahas kësaj, kemi përfaqësues edhe nga Koreja, SHBA dhe Franca dhe një numër të vogël edhe nga shtetet e tjera të Evropës. Por, ajo që e vlerësojmë dhe është e rëndësishme për ne është diversiteti i pjesëmarrësve në Ballkan”, deklaroi Oral.

Ai tha se kongres do të jetë një mundësi për bashkëpunim dhe përfitim njohurish për shkencëtarët dhe studentët nga Ballani dhe pjesëmarrësit e tjerë nga Turqia dhe vendet e tjera.

Kongresi do të zgjasë deri më 12 nëntor.