` . Në Shkup, për një ditë janë gjobitur 145 motoçiklistë - TV-SHENJA

Në Shkup, për një ditë janë gjobitur 145 motoçiklistë

Policia rrugore në Shkup, nga mëngjesi i djeshëm deri në fillim të mëngjesit të sotëm ka kryer kontrolle të shtrënguara për të zbuluar shkeljet e bëra nga shoferët në rrugët e kryeqytetit.

Policia kanë sanksionuar 21 biçiklistë të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Nga Ministria e Brendshme informojnë se janë zbuluar 43 shkelje të tjera, për të cilat janë lëshuar 24 urdhër pagese kundërvajtëse dhe 19 urdhra pagese të detyrueshme.

Të Shtunën (14 Shtator), policia rrugore gjithashtu ka kryer kontroll për të zbuluar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë e vozitjes në rrethinën e Shkupit. Janë regjistruar gjithsej 37 shkelje nga drejtuesit e mjeteve motorike, për të cilat u shqiptuan dënime përkatëse.

Janë zbuluar edhe 44 shkelje të tjera, për të cilët janë dhënë 27 urdhra pagesa kundërvajtëse dhe 17 urdhra pagese të detyrueshme.