` . Në Shkup janë sanksionuar 65 shoferë për vozitje të shpejtë – TV-SHENJA

Në Shkup janë sanksionuar 65 shoferë për vozitje të shpejtë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit mbi shpejtësinë e lejuar kanë drejtuar automjetin 65 shoferë, ndërsa 12 kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Trembëdhjetë shoferë kanë përdorur celular derisa ishin duke drejtuar automjetin.
Buletini i SPB-së Shkup tregon se kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente prej të cilave katër me persona të lënduar dhe katër me dëm material. Më pak të lënduar ishin gjashtë persona.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe katër shoferë fillestarë. Me skadimin e patentës së shoferit ishin 20 shoferë, ndërsa një automjet ka qenë me defekt.
Pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, ndërsa dy nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Të parkuara në mënyrë të paligjshme ishin 104 automjete, ndërsa me automjetin special të karrotrecit janë hequr 61 automjete.
Te këmbësorët, tetë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ndërsa gjashtë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.