` . Në sheshin e Shkupit ndahet bakllava për Kurban Bajram (VIDEO) - TV-SHENJA

Në sheshin e Shkupit ndahet bakllava për Kurban Bajram (VIDEO)

Për të shtatin vit radhazi, Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” ka bërë shpërndarjen e bakllavasë, si ëmbëlsirë tradicionale dhe simbolike e festës së Bajramit. Aktiviteti me moton “Tradita e re e Shkupit – Një copë bakllava për Kurban Bajram” ka për qëllim që edhe qytetarë nga bashkësitë tjera etnike të kenë mundësi ta shijojnë këtë ëmbëlsirë dhe përmes saj të njoftohen me festën e Kurban Bajramit.

Sumeja Rramani, koordinatore: Ky aktivitet i cili si pikëqendër e ka sheshin Maqedonia, si urë lidhëse mes qytetarëve, dërgon mesazhin përbashkues, të paqes, në një vend multikulturor dhe multietnik siç është Shkupi. Me shpërndarjen e bakllavasë për festën e Bajramit dhe shpërndarjen e trëndafilave për femrat, dëshirojmë që të zgjojmë dashurinë, tolerancën, mirëkuptimin, harmoninë mes qytetarëve. Pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare, neve të gjithë jemi njerëz dhe duhet të na bashkojnë vlerat, virtytet”.

Interesim më të madh për të provuar bakllavanë sigurisht që kishin turistët e huaj, të cilët rrallë ose asnjëherë nuk kanë patur mundësinë të provojnë këtë ëmbëlsirë specifike.

Turiste: E kam provuar bakllavanë në Ohër. Është shumë e mirë. Është një ëmbëlsirë tradicionale turke. Është shumë e mirë. Mendoj se simbolizon diçka fetare por nuk e di saktë se çfarë”.

Përpos bakllavasë, aktivistet e Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” shpërndanin edhe trëndafilë, që sibolizojnë paqen dhe dashurinë.

“Projekti “Një copë bakllava për Kurban Bajram”oragnizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Qëllimi kryesor i këtij projekti është toleranca dhe respekti ndërfetar. Nga  shoqata “Parimi kulturor” thonë se përkundër sasisë së madhe që kishin përgatitur këtë vit interesimi ishte shumë i madh  dhe nuk ishte e mjaftueshme.

Besohet gjerësisht, se asirianët në rreth shekullit të 8-të, ishin njerëzit e parë që vendosën disa shtresa të bukës së hollë, me arra të copëtuara në mes atyre shtresave, shtuan pak mjaltë dhe e futën atë në furrat e tyre primitive me djegien e drurit, dhe prej atëherë kjo ëmbëlsirë kishte evoluuar dhe ishte shpërndarë. Ky version i hershëm i njohur i bakllavës u pjek vetëm në raste të veçanta.

Bakllavaja historikisht konsiderohej një ushqim për të pasurin deri në mesin e shekullit të 19-të. Në Turqi, deri më sot mund të dëgjojmë një shprehje të përbashkët që përdoret shpesh nga të varfrit, , duke thënë: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë dhe byrek çdo ditë”.

Detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindje në Mesopotami shpejt zbuluan kënaqësitë e bakllavës. Ajo mahniti shqisat e tyre të shijes, kështu që ata sollën recetën në Athinë.

Kontributi më i madh i grekëve në zhvillimin e kësaj ëmbëlsire është krijimi i një teknike të brumit që e bëri të mundur që të rrokulliset aq hollë si një gjethe, në krahasim me pëlhurën e pjekur dhe me bukë të brumit asirian. Në fakt, emri “Phyllo” u krijua nga grekët, që do të thotë “fletë” në gjuhën greke.

Historia e bakllavës zbulon se ajo erdhi nga Lindja e Largët ,edhe kështu, vende të ndryshme ofrojnë variacione të shijshme.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/