` . Në Rripin e Gazës 6 të vdekur nga virusi H1N1 – TV-SHENJA

Në Rripin e Gazës 6 të vdekur nga virusi H1N1

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit H1N1 në Rripin e Gazës së bllokuar, bëri të ditur një zyrtar palestinez, raporton AA.

Salama Maarouf, një zëdhënës i qeverisë së drejtuar nga Hamasi në Gaza, për AA tha se Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka regjistruar 12 raste të H1N1, gjashtë prej të cilëve humbën jetën prej virusit.

Sipas Maarouf, sektori shëndetësor i Gazës nuk ka mjekësinë bazike të nevojshme për t’u marrë me virusin për shkak të bllokadës së Izraelit.

Në njoftimin e sotëm, ministria tha se ka regjistruar “disa raste të influencës të shkaktuara nga lloje të ndryshme virusesh, duke çuar në një shpërthim të gripit sezonal dhe disa të vdekur”.

Megjithatë, ministria shtoi se numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara “është brenda normës normale të përhapjes sezonale” për sëmundjen.