` . Në maratonën e Stambollit vrapuan 10 mijë fëmijë - TV-SHENJA

Në maratonën e Stambollit vrapuan 10 mijë fëmijë

ë qytetin në Bosfor është mbajtur Maratona e 3-të e Stambollit për fëmijë, në të cilën vrapuan rreth 10.000 të mitur, raporton AA.

Fëmijët janë regjistruar në orët e mëngjesit. Fëmijët në grupmosha prej 10 deri në 13 vjeç në disa grupe vrapuan në 900 dhe 1.500 metra, ndërsa fëmijët deri në tre vjeç me familjarët garuan në 300 dhe 1.500 metra.

Në fund të maratonës të gjithë pjesëmarrësve u janë ndarë medalje, certifikata dhe kartë dhurata, ndërsa fëmijët ndanë gëzimin me familjarët.

Ismail Ozbayraktar, drejtori i përgjithshëm për sportin në qytetin e Stambollit, tha se në maratonën kanë marrë pjesë rreth 10.000 fëmijë, ndërsa kanë mirëpritur gjithsej 60.000 persona.

“Porosinë që kemi dashur të përçojmë, është se ajo që është e rëndësishme, është marrja me sport. Nuk ka i pari as i dyti në këto gara. Për këtë shkak slogani jonë është “Mirëserdhe kampion, pjesëmarrja është fitore”, tha Ozbayraktar.

Postime të Ngjajshme