` . Në Maqedoni ka 7.430 vende të lira pune, thonë nga ESHS - TV-SHENJA

Në Maqedoni ka 7.430 vende të lira pune, thonë nga ESHS

Në vend ka gjithsej 7.430 vende të lira pune. Prej tyre numri më i madh 2.944 janë në veprimtaritë hotelerike dhe shitje. Në industrinë përpunuese ka 1.971 vende të lira, 1.446 në tregti dhe 979 në objektet për akomodim dhe veprimtaritë e serviseve me ushqim.

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, norma e vendeve të lira të punës arrin 1.44 për qind. Normë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin Objekte për akomodim dhe veprimtaritë e servisit me ushqim 4,13 për qind, ndërsa normë më të vogël ka në sektorin e administratës publike dhe mbrojtje, sigurimin e obliguar social, ku arrin 0,24 për qind.

Normë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në 1,92 për qind të subjekteve afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri 49.

Më shumë vende të lira pune ka në rajonin e Shkupit 3.552, ndërsa norma e vendeve të lira të punës është më e lartë në rajonin jugperëndimor dhe arrin 3,19 për qind.