` . Në makinë e shtetasit të Shqipërisë janë gjetur 51 kilogramë mariuhanë, vlera 200 mijë euro - TV-SHENJA

Në makinë e shtetasit të Shqipërisë janë gjetur 51 kilogramë mariuhanë, vlera 200 mijë euro

Mariuhanë në vlerë prej rreth 200 mijë euro e dedikuar për tregun në Turqi është konfiskuar në pikë kalimin kufitar “Bpgorodicë” në daje drejt Greqisë, shkruan SHENJA.
Droga është gjetur tek një makinë e drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, ndërsa me të ka qenë edhe djali i tij.
“Sipas të dhënave tona operative, kemi informacion se e njëjta është dedikuar për tregun në Turqi. Nga këtu, vlera e drogës është mes 140 mijë dhe 180 mijë euro. Droga është nga Shqipëria. Sipas personave që janë ndaluar, droga është në vlerë prej rreth 200 mijë euro në tregun në Shqipëri”, ka deklaruar Shefja e Shërbimit për luftë kundër krimit ekonomik në Repartin për Hetimi, Sektori për kontrolle dhe hetime, Liljana Zhivkoviq- Davkova.
Droga është gjetur nën ulëset në makinë, së pari janë gjetur 25 pako dhe më pas kontrolli i detajuar janë gjetur edhe 20 pako tjerë. Gjithsej janë gjetur 45 pako me peshë prej 51 kilogram.