` . Në Kuvend do të votohet për nevojën e miratimit të ligjit për gjuhët - TV-SHENJA

Në Kuvend do të votohet për nevojën e miratimit të ligjit për gjuhët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të votojë për nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, me ç’rast ai do të hyjë në fazë të dytë dhe deputetët do të mund të dorëzojnë amendamente.

Dje përfunduan diskutimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për propozimin e Qeverisë për nevojën për sjelljen e Ligjit për Gjuhët. Edhe në fjalimet e fundit, deputetët e opozitës maqedonase përsëritën qëndrimet e tyre kundër këtij propozimi.

Edhe pse diskutimi për nevojën për Ligj për Gjuhët përfundoi dje votimi për të do të bëhet sot, për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve të shumicës parlamentare në Kuvend. Pasi të bëhet votimi, atëherë ligji do të kalojë në lexim të dytë.

 

Postime të Ngjajshme