` . Në Kosovë lansohet Samsung Galaxy Note 10 - TV-SHENJA

Në Kosovë lansohet Samsung Galaxy Note 10

Sot u lansua në Kosovë “Samsung Galaxy Note 10”, me moton “Njihuni me fuqinë e nivelit të ardhshëm”. Arbnor Berisha, përfaqësues i Samsungit tha se ky telefon është pajisje ideale për të gjitha fushat.

“Ekspertët tanë kanë zhvilluar gjitha elementet e galaxy note 10. Një paisje ideale për profesionistët e të gjitha fushave. Ky ju lejon që të punoni ashtu siç dëshironi, e gjitha kjo derisa jeni në lëvizje. Ne jemi të bindur që do të zgjedhin samsung galaxy note 10 si krahun e tyre të djathtë”, tha ai. Ndërsa, Lujlan Bartaneshi, trajner në Samsung note 10 prezantoi para mediave edhe programet e këtij telefoni./Zëri/