` . Në ceremoninë për hapjen e ambasadës së SHBA-së morën pjesë 22 shtete – TV-SHENJA

Në ceremoninë për hapjen e ambasadës së SHBA-së morën pjesë 22 shtete

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit një ditë para hapjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds kanë marrë pjesë 22 shtete, e jo 32 ashtu siç thuhej.

Sipas artikullit të gazetës Haaretz, 10 nga 32 shtete, të cilat sipas pretendimit të Ministrisë së Jashtme të Izraelit kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kudsit në SHBA, nuk kanë marrë pjesë në premierën e organizuar më 13 maj.

Më tej thuhet se 10 shtete, në mesin e të cilëve janë Serbia, Peru, Ukraina dhe Tajlanda, për të cilët MPJ e Izraelit kishte njoftuar se në ceremoni do të dërgojnë përfaqësues të nivelit të ambasadorëve apo diplomatë nuk kanë marrë në këtë event.

Në ceremoninë e organizuar të dielën nga MPJ e Izraelit me rastin e hapjes së ambasadës së diskutueshme të SHBA-ve në Kuds, ishin ftuar 86 shtete të cilat kanë përfaqësi në Tel Aviv. Zyrtarët e ministrisë kanë thënë 32 nga këto shtete kanë dërguar përfaqësues në nivel ambasadorësh apo diplomatë në këtë ceremoni.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 tha se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi në Kuds. Pas kësaj deklarate, të hënën me një ceremoni zyrtare u bë hapja e ndërtesës së re të ambasadës.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe). /AA/