` . Në 24 orët e fundit, 11 aksidente në Shkup, nëntë persona janë lënduar më leht - TV-SHENJA

Në 24 orët e fundit, 11 aksidente në Shkup, nëntë persona janë lënduar më leht

Nëntë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 11 aksidente të evidentuara në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë aksidente, është shkaktuar dëm material,

Janë sanksionuar 31 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë përjashtuar nga komunikacioni 24 persona para se të marrin të drejtën e lejes për vozitje, si dhe 13 automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar 75 masa për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 63 automjete.

Katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 16 nuk kanë mbajtur rrip të sigurimit, 20 kanë folur në celular, shtatë janë rreshtuar keq.