` . Ndryshon kalendari i tenisit, Roland Garros shkon në shtator - TV-SHENJA

Ndryshon kalendari i tenisit, Roland Garros shkon në shtator

Roland Garros 2020 do të zhvillohet nga 20 shtatori der më 4 tetor.  Turneu i famshëm francez i tenisit, i dyti Slam i vitit në tokë të kuqe, ishte në program nga data 24 maj deri më 7 qershor, por është shtyrë zyrtarisht për shkak të emergjencës “Coronavirus”.

Rrezikohen gjithashtu turneu ndërkombëtar i Romës, i parashikuar mes datave 4 dhe 17 maj, si dhe Wimbledoni (29 qershor-13 korrik), ndërsa Masters Series në Montecarlo 2020 është anuluar.

Një ndryshim i madh për tenisin: në këtë pikë Roland Garros do të luhet një javë pas US Open, slamit të çimentos, i parashikuar të zhvillohet në New York nga 24 gushti deri më 13 shtator.