` . Ndihmë norvegjeze për negociatat me BE-në (Video) – TV-SHENJA

Ndihmë norvegjeze për negociatat me BE-në (Video)

Norvegjia ofron ndihmë prej 2 milionë euro për Maqedoninë, të cilat do të shfrytëzohen për zhvillim lokal nëpër komuna si dhe për përgatitje të sekretariatit për çështje evropiane në formimin e strukturës për negociata me BE-në. Një gjë e tillë u konkretizua pas nënshkrimit të memorandumit nga ana e zv/kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Audun Hallvorsen.

Vizitën e diplomatit norvegjez, Osmani e cilësoi si shumë të rëndësishme, veçanërisht për faktin që po ndodh në një periudhë vendimtare për Maqedoninë dhe për të ardhmen e saj.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“04:56 Shfrytëzova këtë mundësi që të faleminderoj Qeverinë Norvegjeze në emrin tim dhe në emrin e Qeverisë së Maqedonisë që po jep edhe politike por edhe financiare dhe kjo po konkretizohet sot me nënshkrimin e një memorandumi të ri me vlerë prej 2 milion euro të cilat do të shfrytëzohen edhe për zhvillim lokal nëpër komuna, por ajo që është me rëndësi edhe për përgatitjen e sekretariatit për çështje evropiane në formimin e strukturës për negociata me BE-në. ”

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë për Punë të Jashtme të Norvegjisë, Audun Hallvorsen, deklaroi se granti është i paraparë për ndihmë të zhvillimit socioekonomik dhe integrimet euroatlantike, me qëllim që të sigurojë përshpejtim dhe efikasitet të procesit të qasjes së vendit në BE.

AUDUN HALLVORSEN, DIPLOMAT NERVOGJEZ
“ 06:46Qëllimi ynë është që të mbështesim zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. Programi evropian do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillim ekonomik dhe social dhe poashtu edhe  për integrimet euroatlantike. Nga ky projekt, sekretariati për çështje evropiane do të marrë mbështetje për përgatitje të fillimit të negociatave me BE-në. Jemi të vetëdijshëm se procesi i bisedimeve do të jetë përplot me sfida, por derisa vendi kandidat i përgatit mirë kapacitetet administrative do të jetë në pozicion më të mirë për ta udhëhequr procesin në mënyrën më të mirë të mundshme”

Hallvorsen tha se Qeveria Norvegjeze do të vazhdojë fuqishëm ta mbështesë vendin edhe për eurointegrime, por edhe më tej. Realizimin e projektit të sotëm e mundëson  zyra e Kombeve të Bashkuara. Ajnur Bafqari /SHENJA/