` . Ndëshkohet polici që qëlloi vjedhësit e mitur – TV-SHENJA

Ndëshkohet polici që qëlloi vjedhësit e mitur

Ngritet padi penale dhe procedurë diciplinore për nëpunësin e policisë i cili përdori armë kundër dy vjedhësve të mitur në Strumicë. Sektori për Kontroll të Brendshëm ka nisur hetime kriminele dhe standarde profesionale në MPB, në lidhje me ngjarjen e 11.08.2017 në Strumicë, i ka kryer kontrollet e nevojshme dhe konstatoi se nëpunësi i policisë pa bazë, pa arsye dhe me pa të drejtë ka përdorur armë zjarrë ndaj personave D.T. dhe A.G, respektivisht ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Polici.

Kundër nëpunësit të policisë është ngritur procedurë diciplinore para komisionit kompetent në MPB dhe me vendim të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, nëpunësi i policisë do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës diciplinore. Tek prokurori publik në Strumicë është dorëzuar edhe padi penale për shkak të dyshimit të bazuar se nëpunësi i policisë ka kryer vepër penale “vrasje në tentim”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 123 dhe nenit 19 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.

Ndërkohë, MPB i dënon ashpër përpjekjet për manipulim me këtë ngjarje nga ana e disa subjekteve të caktuara politike. Për dallim nga koha kur udhëheqësia e MPB-së i fshehte krimet nga opinioni, MPB tani demonstron transparencë maksimale dhe punë profesionale me qëllim që të sigurojë që ligjet të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë.  /SHENJA/