` . Ndëshkimet e UEFA-S ndaj Manchester City-t: e keqja e madhe s’ka ardhur akoma! - TV-SHENJA

Ndëshkimet e UEFA-S ndaj Manchester City-t: e keqja e madhe s’ka ardhur akoma!

UEFA ndëshkoi Manchester City-n duke e larguar për dy sezonet e ardhshme nga Champions, e njëherësh duke ia goditur xhepin me një gjobë prej 30 milion eurosh. Sidoqoftë, mediat angleze raportojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende.

City gjithashtu theu rregullat e Premier League duke falsifikuar pasqyrat financiare nga 2012 deri në 2016, kur klubi shpenzoi 700 milion euro për përforcime.

Telegrafi shkruan se City është e kërcënuar dhe me heqjen e pikëve të FA dhe ndoshta edhe heqjen e një titulli kampion, atë të sezonit 2013-2014, ku doli dy pikë para Liverpooli-it.

Sipas Daily Mail, klubi mund të detyrohet të shesë yje të lartë si Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling për shkak të veprave financiare.

Afera u zbulua për herë të parë nga gjermani Der Spiegel më 2018-ën.

Burimi i Spiegel ishte hakeri portugez Rui Pinto. Hakeri i lartpërmendur ka qenë në burg për një vit për shkak të një hetimi ku dyshihej për 147 krime kibernetike, por në fund ai do të përballet vetëm me 90 akuza – hakime, sabotim dhe mashtrim, shkruan 24sata.hr.

Ankesa e Pinto u refuzua të enjten dhe nuk duket se ai do të dalë së shpejti. Megjithatë, ai tërhoqi City-n në humnerën e tij.

Kulni ka edhe shtatë ditë të tjera për të paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë dhe, sipas njoftimit, do ta bëjë këtë.

“Më vjen keq për Pepen (Guardiola). City nën drejtimin e tij pati një ngritje fenomenale. Ekipi me siguri nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte dhe ai nuk ishte fajtor” tha menaxheri i Liverpool, Jürgen Klopp. /tesheshi.com/