` . Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit dhe Cityt në garën për titullin e Ligës Premier - TV-SHENJA

Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit dhe Cityt në garën për titullin e Ligës Premier

Këtë fundjavë, Liverpooli e fitoi një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij fundsezoni në Ligën Premier duke e mposhtur Chelsean (2-0) për ta vazhduar garën me Manchester Cityn (që po ashtu fitoi ndaj Crystal Palace, 3-1).

Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet në krye të tabelës me 85 pikë, dy më shumë se të zgjedhurit e Pep Guardiolas. Mirëpo, Redsat kanë vetëm edhe katër ndeshje për t’i zhvilluar (12 pikë në dispozicion) deri në fund të sezonit, ndërsa Citizens do t’i zhvillojnë edhe pesë takime (15 pikë në dispozicion).
Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit:
Cardiff City (mysafir)
Huddersfield Town (vendas)
Newcastle United (mysafir)
Wolverhampton Wanderers (vendas)

Ndeshjet e mbetura të Manchester Cityt:
Tottenham Hotspur (vendas)
Manchester United (mysafir)
Burnley (mysafir)
Leicester City (vendas)
Brighton & Hove Albion (mysafir)
Në letër, ndeshjet e Liverpoolit duken më të lehta, prandaj lideri aktual i Ligës Premier duhet t’i fitojë të katër takimet e mbetura dhe të presë gabimin e rivalit për titull. /Telegrafi/