` . Ndeshja e sotshme, shancë për rekord të ri të Messit - TV-SHENJA

Ndeshja e sotshme, shancë për rekord të ri të Messit

Ndeshja mes Real Betis dhe Barcelona do të jetë speciale për yllin argjentinas, Lionel Messi.
Si gjithmonë, numri 10 i Barcës do të jetë në kërkim të fitores, por sot do të vendos edhe një shifër të jashtëzakonshme, duke barazuar Iniestan me numrin e paraqitjeve në fanellën e Barcës.

‘AS’ shkruan se Messi do ta vazhdojë rrugën e tij, duke ndjekur Xavin për numrin më të madh të paraqitjeve me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Messi sonte do t’i bashkohet Iniestas, duke prekur shifrën e 674 paraqitjeve me ‘blaugranat’, duke lënë vetëm Xavin përpara tij, me 767 paraqitje.

Një fitore sot, do të ishte e 477 për Messin me Barcelonën, që do të ishte një më shumë sesa rekordi i Xavit me këtë skuadër.