` . Ndërron jetë trajneri legjendar i NBA-së, Tex Winter – TV-SHENJA

Ndërron jetë trajneri legjendar i NBA-së, Tex Winter

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare trajneri legjendar i basketbollit, me tituj të shumtë në NBA, dhe zbuluesi i “mbrojtjes trekëndësh”, Tex Winter.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, pas çka të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese të disa nga yjet më të mëdha të basketbollit amerikan.

Në karrierën e tij të trajnerit, Winter ka nëntë tituj në NBA, me Chicago Bulls 6 dhe Los Angeles Lakers 3 më cilësi të asistentit të kryetrajnerit Phil Jackson, ndërkohë që llogaritet zbuluesi i “mbrojtjes trekëndësh”.

“Tex Winter ishte kritiku im më i madh, por njëkohësish edhe tifozi im më i madh”, shkroi në Twitter, Scottie Pippen, lojtari në NBA Hall of Fame, një ish-lojtar i Chicago Bulls.

Ai shkroi se pa Tex-in, kurrë nuk do të mund të fitonin ndonjë titull, meqë ai i kishte mësuar si të studiojnë kundërshtarët dhe t’i mposhtin ata, por i kishte mësuar edhe funksionimin e taktikës “mbrojtje trekëndësh”.

Është prononcuar edhe ylli tjetër nga “Hall of Fame”, legjenda e NBA-së, ish-ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

“Mentori im. U ula me Tex-in dhe ndoqa çdo minutë të secilës ndeshje që kishim zhvilluar gjatë sezonit tonë të parë. Ai më mësoi se si të studioja çdo detaj. Ai ishte një gjeni i basketbollit në çdo kuptim të fjalës. Më mungon shumë. Faleminderit Tex, nuk do të isha aty ku jam sot pa ty, pusho në paqe”, shkroi Bryant në Twitter.  /AA/