` . Ndërron jetë piloti legjendar i Formula 1, Niki Lauda - TV-SHENJA

Ndërron jetë piloti legjendar i Formula 1, Niki Lauda

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Austriaku iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, teksa u nda nga jeta ditën e hënë.

Piloti legjendar, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrari-n në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984. Përveç se titujve kampion, ai do të mbahet mend për kthimin në gara pasi u dogjën keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.

Pas karrierës së tij si pilot, Lauda u bë një sipërmarrës në biznesin ajror dhe, së fundi, një kryetar jo-ekzekutiv për Mercedes.